“Shtëpia e Biznesit”, Rrapaj: Bashkëpunim më i ngushtë me qeverinë. Derregullimi? Proces që do e lehtësojë biznesin

schedule20:41 - 26 Janar, 2024

schedule 20:41 - 26 Janar, 2024

Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, Agim Rrapaj thotë se “Shtëpia e Biznesit” është një strukturë e cila do të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë mes biznesit dhe qeverisë, që do t’i shërbejë vendit edhe në proceset integruese në Bashkimin Evropian.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Rrapaj u shpreh se qeveria e ka mirëpritur dialogun me biznesin.

Duke u ndaluar te procesi i derregullimit, Rrapaj shtoi se ky proces do ta lehtësojë biznesin dhe beson se në një periudhë të shkurtër do të ketë rezultate.

“Është shumë i rëndësishëm. Kërkohet dialogu, sepse nga mos dialogimi janë bërë gabime fatale. Mosdialogimi ka sjellë në ngërçe që nuk i kemi përballuar dot. Me këtë shtëpi biznesi kemi nxjerrë mësim nga pësimet që kemi pasur më përpara. Ne duhet të jemi bashkë në këtë proces, për t’i shërbyer Shqipërisë. Kjo shtëpi biznesi, do të jemi bashkë për t’i shërbyer Shqipërisë. Në rastin konkret, një bashkëpunim më i ngushtë biznes-qeveri, do t’i shërbejë Shqipërisë më mirë se tani.

Është një shtëpi e përzgjedhur dhe realisht shtëpia është e biznesit. Po shohim që qeveria e ka mirëpritur këtë shtëpi biznesi dhe këtë dialog. Kryeministri ka përmendur shpeshherë për të besuar te kjo iniciativë. Do ta provojmë. Besoj se po. Do të japë rezultate. Këto ditë janë përcaktuar temat kryesore që do të diskutohen. Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Ajo shtëpi nuk mbledh shumë individë, këtu bëhet dialog me aq njerëz. Edhe mënyra si është konceptuar, është konceptuar si shtëpi dialogu, jo shtëpi mitingjesh, por edhe rrugëzgjidhje. Është shtëpi e biznesit, është shtëpi e teknikëve. Kjo është një ndihmesë shumë e madhe edhe për këshillin ekonomik kombëtar.

Kjo formë e re komunikimi do të na shërbejë më mirë. Derregullimi, ka filluar, por ecet përpara. Ky është një proces që do ta lehtësojë biznesin. Në një periudhë të shkurtër do të kemi rezultate, kam besim te procesi i derregullimit”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!