Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Kayleigh McEnany theksoi se presidenti Trump do të pranojë rezultatet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
“Presidenti Trump do të pranojë rezultatin e zgjedhjeve të drejta dhe të lira”, tha Kayleigh McEnany.
Në një konferencë për mediat McEnay shtoi: “Trump do të pranojë vullnetin e popullit amerikan”.
Trump më herët ka hedhur dyshime për integritetin e zgjedhjeve. Ai gjithashtu ka pohuar se mund të ketë mashtrime në zgjedhje, ndërsa ka theksuar se duhet treguar shumë kujdes./abcnews.al/