Shtëpia e Bardhë: Sinwar ishte pengesa kryesore për armëpushimin e Gazës

schedule15:48 - 18 Tetor, 2024

schedule 15:48 - 18 Tetor, 2024

Udhëheqësi i Hamasit, Yahya Sinwar ishte pengesa kryesore për arritjen e një armëpushimi në Gaza dhe vrasja e tij përfaqëson një “pikë kthese” që mund të përshpejtojë negociatat për një de-përshkallëzimin e armiqësive, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, raporton Reuters.

Nënkryetari i Hamasit në Gaza dhe kryenegociatori i grupit palestinez, Khalil al-Haya, konfirmoi këtë të premte se Yahya Sinwar, i cili konsiderohet organizatori pas sulmeve vdekjeprurëse ndërkufitare nga Hamasi në Izrael në vitin 2023, u vra në luftime.

Ai tha gjithashtu se pengjet izraelitë në Gaza nuk do të kthehen në shtëpi derisa të ndalet “agresioni” në enklavën e rrethuar palestineze dhe derisa forcat izraelite të tërhiqen.

Më herët, një anëtar i byrosë politike të lëvizjes Hamas, Bassem Naim, tha se “vdekja e liderit nuk do të thotë fundi i lëvizjes” dhe se organizata nuk mund të shkatërrohet duke vrarë liderët.

Udhëheqësi i grupit militant Hamas, Yahya Sinwar, u vra në një operacion izraelit të enjten./abcnews.al