Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shtëpia e Bardhë: Rusia mund të përdorë armë kimike apo biologjike në Ukrainë

schedule09:32 - 10 Mars, 2022

schedule 09:32 - 10 Mars, 2022

Rusia mund të jetë duke u përgatitur që të përdorë armë kimike ose biologjike në Ukrainë. Ky është paralajmërimi që ka bërë Shtëpia e Bardhë.

Zëdhënësja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki i bëri deklaratat në përgjigje të pretendimeve të Rusisë se në Ukrainë janë gjetur laboratorë të prodhimit të armëve biologjike apo kimike me ndihmën e SHBA-ve.

Psaki e quajti pretendimin e Rusisë “të marrë” ndërsa shtoi se mund të ishte pjesë e përpjekjeve të Moskës për të justifikuar paraprakisht përdorimin nga ana e saj të armëve të tilla të shkatërrimit në masë kundër Ukrainës. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!