Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, thotë se nëse Hamasi bie dakord me propozimin e Bidenit për armëpushim për t’i dhënë fund luftës, SHBA pret që edhe Izraeli ta pranojë planin.
“Ky ishte një propozim izraelit. Ne kemi çdo pritshmëri që nëse Hamasi bie dakord me propozimin – siç iu transmetua atyre, një propozim izraelit – atëherë Izraeli do të thoshte po”, tha Kirby në një intervistë në programin “This Week”.
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha një ditë më parë se qëllimi i tij ushtarak kishte mbetur i pandryshuar dhe se fundi i luftës nuk do të ndodhte derisa Hamasi të “shkatërrohet”./abcnews.al