Shtëpia e Bardhë: Joe Biden nuk pendohet që e quajti Putinin “vrasës”

schedule21:38 - 18 Mars, 2021

schedule 21:38 - 18 Mars, 2021

Shtëpia e Bardhë deklaron se Presidenti i SHBA-së Joe Biden nuk është penduar që e quajti homologun rus Vladimir Putin “vrasës”. Komenti erdhi pas deklaratës së Putin, i cili u shfaq i gatshëm për një debat me homologun e tij amerikan.

“Unë dua të ftoj Presidentin Biden në një debat, por me kusht që ta bëjmë kështu drejtpërdrejt, siç thonë ata, në internet.

Pa vonesë, por drejtpërdrejt në një diskutim të hapur, të drejtpërdrejtë. Unë mendoj se do të ishte interesante për njerëzit në Rusi, por edhe për njerëzit e Shteteve të Bashkuara dhe për shumë vende të tjera” tha Putin.

Propozimi i Putinit për një debat vjen një ditë pas sulmit të Joe Biden. Në një intervistë me ABC News, presidenti amerikan u përgjigj në mënyrë pozitive kur u pyet nëse presidenti rus është një “vrasës”.

Biden u shpreh se në telefonatën e tij në fund të janarit kishte paralajmëruar homologun e tij rus për një reagim amerikan për shkak të ndërhyrjeve në procesin zgjedhor. Biden theksoi se kishin folur gjatë dhe se e njihte relativisht mirë Putin./ db/ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!