Shtëpia e Bardhë njoftoi të hënën se Izraeli ka një detyrim sipas ligjit ndërkombëtar për të mbrojtur sa më shumë që të jetë e mundur civilët e pafajshëm në spitalet e Gazës, edhe pse vazhdon fushatën e tij kundër grupit militant palestinez Hamas.
“Ne e dimë se Hamasi përdor qëllimisht vende si spitalet për të ruajtur armët, për të strehuar luftëtarët e tij dhe madje deri në një farë mase për komandim dhe kontroll. Pra, kjo vendos një nevojë të veçantë për forcat e armatosura izraelite, por gjithashtu një barrë të veçantë”, tha zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, gjatë një konference për shtyp.
Kirby tha se Izraeli ka të drejtë për vetëmbrojtje, por shtoi: “Ne presim që ata të veprojnë në përputhje me ligjin ndërkombëtar dhe të mbrojnë civilët e pafajshëm në spitale, stafin mjekësor dhe pacientët sa më shumë që të jetë e mundur.” /abcnews.al