Shtëpia e Bardhë: Irani po ndihmon Rusinë të ndërtojë një fabrikë dronësh

schedule23:26 - 10 Qershor, 2023

schedule 23:26 - 10 Qershor, 2023

Sipas të dhënave të mbledhura nga agjencitë amerikane të zbulimit të publikuar nga Shtëpia e Bardhë të premten, Irani po i siguron Rusisë materiale për të ndërtuar një fabrikë të prodhimit të dronëve në lindje të Moskës, ndërsa Kremlini kërkon të sigurojë një furnizim të vazhdueshëm të armatimit për agresionin e tij ndaj Ukrainës.

Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, tha se zyrtarët e zbulimit amerikan besojnë se një fabrikë në zonën e posaçme ekonomike Alabuga të Rusisë mund të vihet në funksionim në fillim të vitit të ardhshëm, shkruan VOA.

Shtëpia e Bardhë publikoi gjithashtu imazhe satelitore të vendndodhjes industriale të marra në prill, disa qindra kilometra në lindje të Moskës, ku beson se uzina “ndoshta do të ndërtohet”.

Administrata e Presidentit Joe Biden deklaroi publikisht në dhjetor se besonte se Teherani dhe Moska po konsideronin ngritjen e një linje montimi të dronëve në Rusi për luftën në Ukrainë. Të dhënat e reja sugjerojnë se projekti, në rajonin Yelabuga të Tatarstanit, ka kaluar përtej fazës së konceptimit.

Irani ka thënë se i ka ofruar dronë Rusisë para fillimit të luftës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!