Shtëpia e Bardhë: Hezbollahu “nuk është gati” të sulmojë Izraelin

schedule21:22 - 2 Nëntor, 2023

schedule 21:22 - 2 Nëntor, 2023

Uashingtoni është i shqetësuar për sulmet e Hezbollahut ndaj forcave izraelite ndërsa të dyja palët shkëmbejnë zjarr dhe dhuna përshkallëzohet në kufirin me Libanin, por nuk ka asnjë tregues se grupi është gati të nisë një ofensivë “të plotë”. “Ne jemi të shqetësuar për sulmet e vazhdueshme ndaj forcave izraelite në veri, dhe po ashtu edhe izraelitët”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

“Por unë nuk mendoj se kemi ndonjë tregues konkret se Hezbollah është gati të nisë një sulm në shkallë të plotë”, shtoi ai, ndërsa informoi gazetarët.

Përveç kësaj, Shtëpia e Bardhë po shqyrton idenë për të bërë disa “pauza” në konfliktin mes Izraelit dhe Hamasit në Gaza, në mënyrë që të ofrojë ndihmë për civilët.

Megjithatë, çdo pauzë e tillë e përkohshme nuk do të thotë se Izraeli do të ndalojë së mbrojturi veten. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është të shikojmë idenë e zbatimit të sa më shumë pauzave që na duhen për të vazhduar dërgimin e ndihmës dhe nxjerrjen e njerëzve të sigurt, përfshirë pengjet, “ shpjegoi ai.

Ekspertët e Kombeve të Bashkuara kërkuan më herët një armëpushim humanitar në Gaza, duke theksuar se koha po mbaron për civilët palestinezë që përballen me një “rrezik serioz gjenocidi”.

Izraeli thekson se sulmet e tij synojnë Hamasin dhe jo civilët, të cilët grupi i përdor si mburoja njerëzore.

“Ne po bëjmë gjithçka që mundemi për të minimizuar rrezikun e vdekjeve të civilëve dhe dëmeve kolaterale,” tha Kirby.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Daniel Hagari njoftoi më herët se “rrethimi i qytetit të Gazës ka përfunduar”, duke theksuar se ideja e një armëpushimi “nuk është në tryezë”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!