Shtëpia e bardhë konfirmoi objektivin për mbylljen përfundimtare të Guantanamos në Kubë. Për herë të parë nën presidencën e Biden, është kryer një riatdhetësi: një i burgosur maroken është transferuar në vendlindjen e tij.
“Objektivi ynë është mbyllja e Guantanamos”. Deklarata u bë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki, duke komentuar transferimin e parë jashtë kompleksit të bazës amerikane të marinës në Kubë, që ndodh nën presidencën Biden.
I riatdhesuari është një qytetar maroken 56 vjeç. Psaki shtoi se aktualisht janë 39 të burgosur të cilët ndodhen ende ne Guantanamo, nga këta 10 mund të transferohen në një vend që garantojnë mbikëqyrjen dhe 17 mund të pranohem me një monitorim periodik.
Presidenti amerikan Joe Biden hap dyert e Guantanamos me objektivin për të boshatisur kampin brenda 11 shtatorit të ardhshëm që është dhe 20 vjetori i atentateve të Al Kaedës. Si dhe mbylljen e plotë të qendrës brenda mandatit të tij presidencial. Marokeni Abdul Nasir, 56 vjec, mbahet i burgosur prej 20 vitesh dhe pse nuk është shpallur fajtor për asnjë akuzë, është i burgosuri i parë në kohën e administratës Biden, që riatdhesohet në vendin e tij.
Tashmë mbeten dhe 39 të tjerë, dhe shpresa e Shtëpisë së Bardhë është që të transferohen brenda javëve të ardhshme. Ndërsa ata që mbeten të dërgohen në burgjet amerikane.
Një pikë kthese, pasi Donald Trump kishte firmosur një urdhër për mbajtjen hapur të kampit duke bllokuar do transferim. Linja e zgjedhur nga Biden, sipas burimeve të administratës amerikane është boshatisja e Guantanamos në mënyrë graduale, pa shumë bujë./abcnews.al