Apartamente për të prekurit nga tërmeti/ Veliaj: Përfitojnë 300 familje, partiçkat nuk na ndalen dot

schedule12:11 - 21 Gusht, 2024

schedule 12:11 - 21 Gusht, 2024

Apartamentet e reja për rreth 300  familje të prekura nga tërmeti  në Kombinat  janë gati. Kryetari I Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj  gjatë inspektimit të punimeve tha se ato do të shpërndahen shumë shpejt.

Këto apartamente sipas Veliajt mund të ishin gati më shpejt nëse  politika nuk do të  bllokonte punimet.

Kryetari i bashkisë së Tiranës ka dhe një apel për  institucionet e drejtësisë.

“Kur t’ju vij për shtëpinë time bëni politikë sa të doni.. nëse vij për kopshtet keni pak ndërgjegjë, nuk është  çdo gjë për një partiçkë.. si mund të japësh masë bllokim në varreza .. mos bllokoni”

Në këtë lagje Veliaj tha se do të ketë  hapësira çlodhëse për fëmijë e të moshuar dhe infrastrukturë moderne mes blloqeve të banimit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!