Shtatori i vitit 2020, më i nxehti i regjistruar ndonjëherë

schedule15:49 - 7 Tetor, 2020

schedule 15:49 - 7 Tetor, 2020

Në të gjithë botën, muaji që lamë pas ishte shtatori më i ngrohtë që prej se ka nisur mbajtja e regjistrimeve, duke kryesuar një rekord të vendosur vetëm një vit më parë, njoftuan të mërkurën shkencëtarët evropianë.

Po ashtu, muaji i shkuar ishte gjithashtu shtatori më i nxehtë i regjistruar për Evropën. Siberia Veriore, Australia Perëndimore, Lindja e Mesme dhe pjesë të Amerikës së Jugut regjistruan në mënyrë të ngjashme temperaturat mbi mesataren.

Njoftimi nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të Kopernikut, një agjenci ndërqeveritare e mbështetur nga Bashkimi Evropian, përfishn nëntë muaj zjarre shkatërruese dhe ka ndjekur sezonin më aktiv të uraganeve Atlantik që nga 2005.

Lajmi vjen në një kohë kur akulli i detit Arktik u zhyt në nivelet e tij më të ulëta të regjistruara, i nxitur nga temperaturat rekord në fund të qershorit. Shumë ekspertë parashikojnë që deri në vitin 2050, akulli i detit Arktik mund të shkrihet plotësisht gjatë verës. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!