Ishte fillim shtatori i 1974 kur djegie e kontrrolluar kullotash u kthye në një tragjedi kolektive, në fshatin Xarrë të Konispolit.
I nxehti përvëlues nxori nga kontrolli flakët, që morën jetët e 5 grave dhe 2 burrave.
51 vite më vonë zhurmët e flakëve janë ende të freskëta, në familjet e atyre që humbën familjarët e tyre në betejën me zjarrin e asaj dite.
Gjylfo Ali është bashkëshorta e njërit prej viktimave, Besmir Ali.
I shoqi i saj humbi jetën nga plagët e rënda që mori në trup pasi u fut mes flakëve për të shpëtuar shokët e tij.
Në spital Besimi jetoj për 21 ditë, por mjekët asnjë moment nuk i dhanë shpresë. E paçka, Gjylfo sërish shpresoi për babin e fëmijëve të vegjël.
Atë ditë e kujton me të njëjtën drithërimë.
Pas tragjeditë në shtëpinë e të vesë 27 vjeçare do të fillonte të luhej drama, ajo e jetës së vërtetë pa prezhektorët e skenës dhe me 4 fëmijë për të rritur e vetme.
Fill pas vdekjes së të shoqit ajo refuzoi të rikthehej në shtëpië e të atit, nga frika e një martese tjetër. Në Xarrë e vetme me fëmijët e vegjël, Gjylo tregon gjithë peripecitë për t’ia dalë mbanë.
Vështirësitë nuk kishin fund, por e veja e re ishte krenare dhe thotë kurre nuk zgjati dorë për ndihmë askund…
Gjysmëshekulli më pas duket sikur në familjen Ali koha ka ngelur pas në atë ditë famëkeqe shtatori. Fëmijët janë rritur e kanë krijuar familjet e tyre, ndërsa në shtëpinë në Xarrë, Gjylo tani 78 vjeç jeton e vetme, me kujtimet e asaj dite, me pamjet që nuk i ikin nga sytë e me ankthin që ende e zgjon natën.
Tragjedia në kooperativën bujqësore të Xarrës është plagë e hapur e banorëve atje dhe e puntorëve të thjeshtë kudo që aksidentohen në punë apo humbin jetën në sfidën e përditshme për të fituar të holla./abcnews.al

