Raste të tjera me koronavirus te kombëtarja e Uruguait. 2 herë kampionët e botës humbën 0-2 mëngjesin e sotëm kundër Brazilit, sfidë për eliminatoret e Botërorit Katar 2022.
Lusi Suarez, Matias Vina dhe Rodrigo Munoz rezultuan pozitivë para takimit me kombëtaren “Seleçao”, teksa lista e të infektuarve është shtuar.
Plot shtatë janë rastet e reja me Covid-19 te Uruguai, nga të cilët dy janë futbollistë: Alexis Rolin dhe Diego Rossi. Mes tyre edhe mjeku i kombëtares, Alberto Pan. /abcbnews.al