Shtatë humbje në 15 përballje, ja si kanë përfunduar ndeshjet hapëse të Spanjës në Botëroret e mëparshme

schedule13:42 - 23 Nëntor, 2022

schedule 13:42 - 23 Nëntor, 2022

Përveç Gjermanisë dhe Belgjikës, Spanja do të jetë një tjetër ekip elitar, që do të zhvillojë ndeshjen debutuese të “Katar 2022” ditën e sotme.

“La furia roja” e drejtuar nga Luis Enrique ndodhet në grupin E, së bashku me Gjermanin, Japoninë dhe Kosta Rikën, me këtë të fundit që do të ndeshet sot në orën 17:00. Ky Botëror do të jetë i 16-ti për “të kuqtë”.

Përsa i përket ndeshjeve hapëse më e kujtuara për spanjollët është disfata kundër Zvicrës, në “Afrika e Jugut 2010”, ku djemtë e Vicente del Bosque arritën të merrnin veten nga humbja, duke fituar dhe Kupën e Botës për herë të parë.

Këto janë rezultatet e Spanjës në pesëmbëdhjetë Kupat e Botës që ka luajtur tashmë:

Kupa e Botës “Itali 1934”: Spanjë 3-1 Brazil

Kupa e Botës “Brazil 1950”: Spanjë 3-1 Shtetet e Bashkuara

Kupa e Botës “Kili 1962”: Çekosllovakia 1-0 Spanjë

Kupa e Botës “Angli 1966”: Argjentinë 2-1 Spanjë

Kupa e Botës “Argjentinë 1978”: Austri 2-1 Spanjë

Kupa e Botës në “Spanjë 1982”: Spanjë 1-1 Honduras

Kupa e Botës në “Meksikë 1986”: Spanjë 0-1 Brazil

Kupa e Botës në “Itali 1990”: Uruguaj 0-0 Spanjë

Kupa e Botës “SHBA 1994”: Spanjë 2-2 Kore e Jugut

Kupa e Botës “Francë 1998”: Spanjë 2-3 Nigeri

Kupa e Botës “Japoni dhe Kore 2002”: Spanjë 3-1 Sllovenia

Kupa e Botës “Gjermani 2006”: Spanjë 4-0 Ukrainë

Kupa e Botës “Afrika e Jugut 2010”: Spanjë 0-1 Zvicër

Kupa e Botës “Brazil 2014”: Spanjë 1-5 Holandë

Kupa e Botës “Rusi 2018”: Portugali 3-3 Spanjë /i.m/abcnews.al