Shqyrtimi i ligjit për Teatrin Kombëtar, nis në Gjykatën Kushtetuese seanca e tretë

schedule10:42 - 16 Qershor, 2021

schedule 10:42 - 16 Qershor, 2021

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur sot seanca e radhës për shqyrtimin e ligjit për Teatrin Kombëtar.

Gjatë seancës, Bledar Dervishaj këshilltar ligjor i Presidentit është shprehur se presidenti, pasi e shqyrtoi ligjin e ktheu për rishyqrtim, duke i parashtruar në fund të Dekretit që Kuvendi të marrë kohën e nevojshme derisa Kushtetuesja të bëhej funksionale.

“Kuvendi vendosi pranimin e tij. Titulli i ligjit ndryshoj dhe përmbajtja e procedura deri diku. Kuvendi e paraqiti si një ligj të ri. Por Kuvendi nuk reflektoi ne asnjë nga konstatimet e Presidentit. E vetmja gjë që bëri Kuvendi, ishte te hiqte emrin e subjektit privat, duke vendosur disa kritere qe te çonin sërish te e njëjta kompani.”

Sipas Presidencës, ligji shkel barazinë përpara ligjitë dhe lirinë ekonomike.

“Çështja ka filluar në vitin 2018, që përkon me daljen jashtë funksioni të Gjykatës Kushtetuese. Kur u hodh ideja për një ligj special dhe preferencial. Propozim ku që sipas të dhënave kishte ardhur nga kompania Fusha Shkp. Bashkia ia dërgon këtë propozim Ministrisë së Kulturës dhe më pas Këshillit të Ministrave. Dhe shumë shpejt depozitohet në Kuvend, ligji special për ndërtimin e Teatrit Kombëtar. Kjo e bënte serish ligji antikushtetues se binte ndesh me parimet e barazisë. Prandaj Presidenti e ktheu sërish ligjin,” u shpreh Dervishaj më tej.

Duke theksuar se çështja e teatrit ka një ndjeshmëri të lartë publikë, Presidenca kërkon që Gjykata Kushtetuese t’i japë një zgjidhje.

“Shqiptarët duan që të shprehen për këtë çështje. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka mbledhur firmat për referendum.” s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!