Adriana Pecmarkaj është valltarja nga Tropoja që po korr sukses në Londër. Ajo fillimisht e ka nisur si valltare, pastaj është bërë koreografe.
Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Adriana ka treguar si u bë pjesë e komunitetit të shqiptarëve në Londër dhe se si tani i kënaq ata me vallet e saj.
Madje, ajo mundohet që shqiptarët t’i surprizojë edhe në dasmat e organizuara në Londër.
“Unë kam familjen prej 22 vitesh këtu. Kam një motër dhe vëlla këtu. Sapo kisha ardhur në Angli, shkova të performoja se si ata performonin vallet dhe i ndihmova me një lëvizje. Edhe më pa koreografia dhe më ftoi, që nga ai moment nuk i jam ndarë komunitetit shqiptar. Madje, sot jam edhe koreografe.
Vallja i përshtatet edhe veshjeve. Ne i kërcejmë të gjitha, nga veriu në jug. Dua të veçojë vallen e Tropojës. Ne na ftojnë si surprizë në dasmat shqiptare në Londër, ku surprizojmë çiftin.
Unë në fakt duke qenë se ‘Tik tok’ është platforma sociale që po përdoret më shumë dhe unë kam shpërndarë koreografitë e mia. Të them të drejtën jam munduar, kam ndarë edhe video me humor, po sikur nuk më ka ecur shumë. Kështu që kam ngelur te pasioni im”, u shpreh Pecmarkaj. /abcnews.al