Në studion e “ABC e Mëngjesit”, kryefinancierja e grupit “Versaçe”, Aldona Doku rrëfeu eksperiencën e saj dhe punën në kompaninë prestigjioze “Versaçe”.
Gjatë intervistës në studio ajo tregoi se shkollën e ka mbaruar në Tiranë, në Fakultetin e Ekonomisë për Financë Kontabilitetit.
“Fakultetin e kam bërë në Tiranë në Fakultetin e Ekonomisë. Kam bërë masterin shkencor, dhe më pas kam nisur punën për auditim në një kompani serioze në Tiranë. Bëhet fjalë për vitin 2014. Në Shqipëri nëpërmjet zyrë së karrierës të Fakultetit të Ekonomisë dhe në ndihmë të studentëve, rol të rëndësishëm ka pasur formimi, po gjithashtu edhe ambicia. Ajo që më hodhi në treg ishte nisja në Deloitte, një kompani multinacionale dhe sigurisht lidhja me Italinë sepse auditimi bëhej me klientë italianë dhe më ndihmoi të bëja edhe transferimin në 2018, në Milano. Bëra ndërthurjen mes modës, mes industrisë së modës dhe pjesës financiare”, ka treguar ajo./abcnews.al/


