Shqiptarja e qëlloi dhe tentoi të merrte vajzën, ajo refuzoi dhe po qante pranë trupit të babait: Mami nxorri armën nga çanta

schedule10:14 - 12 Nëntor, 2021

schedule 10:14 - 12 Nëntor, 2021

Ditën e djeshme shqiptarja Klodiana Çela plagosi me armë zjarri ish partnerin e saj grek Jorgo Neos. Ajo u shfaq jashtë banesës së mjekut grek, teksa ky i fundit po parkonte makinën për të marrë me vete vajzën që kishte nga lidhja me shqiptaren.

Autorja u afrua pranë tyre, nxori armën dhe qëlloi të paktën 5 herë ndaj ish partnerit grek duke e plagosur në gjoks dhe bark. Më pas arma i ra nga duart dhe ajo u përpoq të merrte me vete vajzën e saj. E mitura refuzoi dhe sipas mediave greke qëndroi duke qarë pranë trupit të babait.

Kjo e fundit rezistoi duke i ikur nga duart. Gjatë kontrollit policia gjeti në makinën e Çelës dy thika, dy telefona celularë dhe disa letra tarot. Gjatë dëshmisë së saj shqiptarja i tha policisë se nuk e kishte armën me vete por u sulmua nga 68 vjeçari.

Ajo deklaroi se pasi i mori armën 68-vjeçarit arriti ta qëllonte. Mirëpo e bija e ka hedhur poshtë këtë variant duke deklaruar: “Mami e nxori armën nga çanta dhe qëlloi në drejtim të babit”, është shprehur ajo.

13-vjeçarja u dërgua në departamentin e të miturve në GADA për t’u asistuar nga psikologët. Ajo u tha atyre se donte të qëndronte me të atin pasi ai ishte kujdesur gjithmonë për të. Policia e pyeti 49-vjeçaren në lidhje me vendbanimin e saj. Ajo tha se flinte në makinë dhe shpesh herë qëndronte në hotele. m.v/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!