Shqiptarit i fluturojnë eurot nga valixhja: Policët e aeroportit hasen me të papriturën

schedule12:26 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 12:26 - 12 Dhjetor, 2019

Policët në aeroportin Schipol të Amsterdamit janë përballur me një situatë të pazakontë.

Teksa po kryenin kontrollet rutinë ata vërejtën se një shqiptari 30 vjeçar iu hap valixhja nga e cila dolën euro. Kjo bëri që ata të dyshonin duke kryer një kontroll më të imtë.

Nga kontrolloi rezultoi se në valixhe gjendeshin 50 000 mijë euro, të cilat i riu nuk i kishte deklaruar më parë në doganë.

Gjatë pyetjeve ai nuk dha një argument bindës së si i kishte siguruara paratë, raportojnë mediat lokale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!