Një 32-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia ditën e djeshme në Kretë të teksa po zbriste nga trageti në portin e Heraklionit. Policia zbuloi se ai kishte fshehur në një arush pellushi një sasi kokaine prej 16 gram, të cilën do ta shiste në ishull.
Sipas mediave greke, shqiptari u pikas nga qentë anti-drogë në port, të cilët nuhatën lëndën narkotike që kishte 32-vjeçari duke ia prishur planin.
Atij iu kapën gjithsej 32 pako të vogla me drogë, të cilat në total peshonin 16 gram, raporton abcnews.al.
Po ashtu, policia i sekuestroi 685 euro, një celular të shtrenjtë dhe makinën e tij. Tashmë i riu do të akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. /abcnews.al