Shqiptari vritet në burg

schedule13:00 - 14 Janar, 2019

schedule 13:00 - 14 Janar, 2019

Mediat greke kanë konfirmuar vrasjen e shtetasit shqiptar Arbër Bako, i cili vunate dënimin me burg në Koridhalos të Greqisë, për vrasjen e një avokati të njohur  në Greq.

Një emër shumë i njohur i kronikës së zezë në Greqi është shqiptari i vrarë të hënën në burgun Koridhalos. Fillimisht mediat raportuan se bëhej fjalë për Aleko Petron, 52 vjeçarin nga Berati që vrau më 2 Janar vajzën e tij Anxhelinën në Korfuz. Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar, dyshohet se viktima është 35-vjeçari Arbër Bako.

Sipas të dhënave të pakonfirmuara, ai ka humbur jetën si pasojë e goditjeve me thikë. Bako u arrestua në Nëntor 2014, pas të shtënave me armë në një bar në zonën bregdetare, ku u plagosën 15 persona. Krahas kësaj, ai u akuzua dhe për një vrasje në tentativë ndaj një avokati grek, po në vitin 2014.

Gjatë kohës që kryente dënimin në burgun e Koridhalosit, Bako u akuzua si porositës i vrasjes së avokatit të njohur grek, Mihalis Zafeiropoulos, në Tetor 2017. Madje një gjykim tjetër i kësaj çështjeje, të mërkurën më 16 Janar 2018, ka qenë arsyeja e ardhjes së Arbër Bakos nga një burg i Kretës në Athinë, ku do të zhvillohet procesi në fjalë.

Bako mbërriti paraditen e të hënës në burgun e Koridhalosit. Duket se autorët e vrasjes kanë qenë në dijeni që më përpara për ardhjen e tij. Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet, ndërkohë që nuk dihen as rrethanat e kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!