Shqiptari vrau italianin dhe të bijën 16 vjeçare/ Vëllai i viktimës: S’e meritonte të vdiste kështu, mamaja nuk del më vetëm nga shtëpia

schedule08:33 - 8 Qershor, 2023

schedule 08:33 - 8 Qershor, 2023

Ka kaluar tashmë një muaj pas tragjedisë në Itali, ku Taulant Malaj vrau italianin Massimo De Santis, vajzën e tij 16-vjeçare Xhesika si edhe plagosi bashkëshorten e tij, Tefta Malaj. Shqiptari vrau italianin, më pas shkoi të godiste edhe gruan por e pësoi vajza e tij që tentoi të mbronte të ëmën.

Në zonën kur ndodhi ngjarja, qytetarët thonë se ishte një tragjedi e madhe, dhe se askush nuk e priste. “Ishte një tragjedi e madhe. Askush nuk e priste. Gjithçka dukej normale”, shprehen ata. Për mediat italiane ka folur vëllai i Massimo De Santis, pronarit 51-vjeçar që u vra nga Taulant Malaj.

“Vëllai im nuk e meritonte të vdiste kështu. Më mirë do të kisha vdekur në një aksident rrugor ose në rrethana të tjera, por ai nuk e meritonte një vdekje si kjo”, thotë vëllai i tij Gianluca. Ai shton se e ëma e tij 80 vjeçare nuk ka dalë kurrë vetëm nga banesa pas ditës së tragjedisë.

“Nëna ime nuk ka dalë kurrë vetëm nga shtëpia që nga dita e tragjedisë. Më duhet ta marr në katin e tretë dhe ajo del nga ashensori duke ngulur sytë drejt përpara, si për të hequr imazhin e çarçafit të bardhë që mbulonte trupin e përgjakur të Massimos, i shtrirë në tokë”, shprehet Gianluca.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Taulant Malaj ka rrëfyer se kohët e fundit kishte pasur debate në familje pasi ai akuzonte gruan se e tradhtonte me italianin. Ai ka thënë se kishte kërkuar ndarjen por gruaja e tij e bindi të qëndronte në shtëpi. Ai ka thënë se e kishte kapur gruan në katin e tretë të pallatit ku banonte italiani.

Ai ka thënë se teksa ishin shtrirë për të fjetur, gruaja filloi bisedonte me dikë. Pasi i ka kontrolluar telefonin, ka zbuluar se ajo po fliste me fqinjin. Pas kësaj ka dalë nga banesa dhe ka pritur Massimon të kthehej në shtëpi, ku edhe e ka goditur 20 herë më thikë në gjoks, bark dhe kokë.

Sipas asaj që ka thënë autori, në fillim ka vrarë italianin dhe më pas është ngjitur në shtëpi ku filloi të godiste me thikë gruan dhe më pas vajzën e tij, e cila po tentonte të mbronte të ëmën. “Në atë moment, i verbuar nga inati, nuk e kupoi se ishte përballë vajzës së tij dhe filloi ta godiste”, thanë avokatët./abcnews.al