Shqiptari rreh italianin me lopatë dhe i thyen 3 dhëmbë

schedule15:39 - 29 Korrik, 2022

schedule 15:39 - 29 Korrik, 2022

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për plagosje të rëndë me dashje.

Sipas medieve italiane, shqiptari u shfaq në shtëpinë e një 44-vjeçari për të diskutuar çështje që lidheshin me punën, por situata degjeneroi në sherr. Më pas shqiptari mori lopatën dhe e goditi duke i thyer tre dhëmbë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në Ankona rreth orës 19:00 kur shqiptari shkoi në shtëpinë e italianit në Via Ascoli Piceno.

Ata duhet të lidhnin një marrëveshje pune dhe shqiptari duhet të zbrazte bodrumin e shtëpisë.

Por situata ka degraduar në sherr dhe shqiptari fillimisht e goditi me grusht, me pas mori lopatën dhe 44-vjeçari përfundoi me tre dhëmbë të thyer.

Fqinjët thirrën policinë kur dëgjuan të bërtiturat e 44-vjeçarit dhe shqiptari u arrestua. Italiani është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore./Abcnews.al/