Shqiptari që ka në dorë sigurinë e Malit të Zi, Abazoviç merr ministrinë e Brendshme e Mbrojtjes

schedule23:52 - 13 Tetor, 2020

schedule 23:52 - 13 Tetor, 2020

Qeveria e re në Malin e Zi po merr formë, ndërsa shqiptari Dritan Abazoviç, që drejton partinë URA do të drejtojë dikasteret e Sigurisë; Ministrinë e Brendshme, të Mbrojtjes dhe agjencitë e shërbimit sekret.

Kështu raportojnë mediat malazeze. Edhe partitë pro-serbe kanë qenë kundër, ka qenë NATO dhe vendet e Perëndimit që kanë qenë kundër emërimit të ndonjë politikani të lidhur me Moskën në krye të agjencive të sigurisë duke i hapur rrugën kështu partisë së shqiptarit.

Nuk dihet nëse Abazoviç do të pranojë që të marrë vetë përgjegjësi apo do ta delegojë te njerëzit e tjerë të partisë. Marrëveshja përfundimtare do të firmohet në 30 tetor./ db/Abcnews.al