Fotografi i mdeiave të Vatikanit, Petrit Kozeli thotë se është frymëzuar nga mesazhi i Papa Françeskut, i cili bënte thirrje për paqe në botë.
Në një intervistë për ABC News, Kozeli u shpreh se bëri dy palë këpucë, një me flamurin italian dhe një me flamurin shqiptar, me mesazhin, “ecim së bashku drejt paqes”.
Kozeli rrëfeu edhe takimin që pati me Papa Françeskun vite më parë.
“Nëse do nisem nga mesazhi që Papa lëshonte çdo ditë për paqe në botë. më bëri të frymëzohem, të bëja një palë këpucë me flamurin italian e më pas me atë shqiptar dhe t’ia dhuroja Papa Françeskut. Këpucët shqiptare kishin mesazh, të ecim së bashku. Filloi mesazhi i paqes nga të gjitha gazetat e shkruara. Përballë dyqanit tim ndosheshin dy priftërinj. Më thotë, mos kushedi keni pasur diçka që ta shoqëroni këtë këpucë? Po, ekziston një letër, që nuk iu drejtua Papës. Ju flisni për paqe në botë. Fjala paqe, e materializova në një palë këpucë. Mbas letrës, pas 3 muajve, pasi erdhi sekretari i vetë Papës, erdhi letra e falenderimit të Papës. Aty ndodhesha te rreshti i parë, drejtori i gazetës ku unë punoi, kërkoi që unë të futem te dhjetëshja e parë, pasi kisha dëshmi të bukur për Papën. Atë emocion kaq të fortë që kam ndjerë për Papëm, nuk e kam ndjerë kurrë në jetën time”, theksoi ai./abcnews.al