Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shqiptari përdhunon ish-gruan në Athinë, jetonte me të birin 4 vjeç

schedule13:46 - 13 Gusht, 2021

schedule 13:46 - 13 Gusht, 2021

Nje e re ka denoncuar mëngjesin e sotëm në policinë e Athinës se është përdhunuar nga ish-bashkëshorti i saj. Mediat greke bëjnë me dije se ky i fundit, një emigrant shqiptar, ishte futur me forcë në shtëpinë ku jetonte ish-bashkëshortja me djalin 4-vjeçar duke ushtruar  dhunë seksuale.

“Erdhi në mëngjes tek shtëpia dhe u fut me forcë. Pastaj filloi të më përdhunonte. Nuk reagova pasi kisha frikë se mos më dëmtonte më shumë”, është shprehur ajo para policëve pasi ata kanë mbërritur aty duke arrestuar edhe shqiptarin, raporton abcnews.al.

Çifti ishte i ndarë prej disa kohësh dhe e reja jetonte me të birin, kurse babai diku tjetër. Ky i fundit duhet të përgjigjet tashmë para ligjit për krimin e kryer. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!