Një prej shqiptarëve të Tuzit i cili ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të votuar në zgjedhjet komunale në Tuz, ka pasur një incident me policinë për shkak te simbolit të shqiponjës. Shtetasi Sead Nikaj teksa po dilte nga aeroporti po përshendeste familjarët e tij duke bërë me duar shenjën e shqiponjës, por për policinë e aeroportit u konsiderua si shenjë provokimi.
Shqiptari ka deklaruar se sapo ka dale nga avioni policët po e shihnin me një sy të keq dhe e kanë marrë në pyetje në një zyrë në aeroport. Policët e aeroportit në Mal të Zi i kanë thënë shqiptarit se këtë simbol duhet ta bëjë në një vend tjetër dhe jo në aeroport.
Në Tuz po zhvillohen zgjedhjet komunale, ku partitë shqiptare janë të bashkuara. Tuzi është komunë me shumicë shqiptare dhe është krijuar vitet e fundit nga qeveria e Malit të Zi si njësi komunale më vete, që pas shkëputjes nga Podgorica. /abcnews.al