Shqiptari në Itali rreh ish-shefin e tij

schedule09:13 - 12 Tetor, 2022

schedule 09:13 - 12 Tetor, 2022

Një 31-vjeçar shqiptar është arrestuar në Brixen të Tirolit Jugor për shkak të një sulmi fizik ndaj ish-shefit të tij dhe për rezistencë ndaj policisë.

Autoritetet policore në Brixen u thirrën për një operacion në një kompani ndërtimi në zonën industriale. Brixen është një komunë e vogël, e cila gjendet në Tirolin Jugor, provincë kjo në Itali dhe që gjendet në kufi me Austrinë.Emigranti nga Shqipëria ishte i dehur kur shkoi dhe sulmoi ish-punëdhënësin e tij.

Ai ka goditur me grushte dhe shkelma ish-punëdhënësin dhe i ka dëmtuar mobilet e kompanisë. Gjithashtu, ai ka ofenduar të pranishmit dhe i kërcënuar me vdekje. E gjithë kjo ka ndodhur për shkak të një borxhi që ish-shefi i kishte mbetur shqiptarit që nga punësimi i tij i mëparshëm.

Fillimisht shqiptari ka rezistuar të dorëzohet, por policët arritën ta arrestojnë. Emigranti shqiptar u dërgua në burgun e qytetit Bozen, e më pas u dërgua në arrest shtëpiak, në Treviso, aty ku edhe jeton.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!