Shqiptari mban traktorin e babait në dhomën e ndenjes: E kemi kujtim, na ka rritur duke punuar

schedule18:50 - 26 Shkurt, 2021

schedule 18:50 - 26 Shkurt, 2021

Haki Abdyli nga fshati Dobërçan, në Kosovë ka një orendi shumë të veçantë në sallonin e shtëpisë së tij.

Ai mban një traktor në dhomën e ndjenjes në shtëpi, për të cilin shprehet se automjeti i sjellë kujtime nga e kaluara e tij.

Ai thotë në intervistë për televizionin ATV në Kosovë,  se babai i tij i ka rritur duke punuar me këtë traktor, dhe për atë ka vendosur që ta mbajë si kujtim për babën e vdekur tashmë.

Abdyli thotë gjithashtu  se traktori është blerë para 45 viteve, dhe ende është në gjendje të rregullt, por tani më nuk shfrytëzohet për punë, por si një objekt kujtimi për familjen e tyre./mv.abcnews.al