Shqiptari kapet me 2 milionë euro kokainë në Itali, si ra në prangat e policisë

schedule10:44 - 8 Prill, 2021

schedule 10:44 - 8 Prill, 2021

Policia italiane ka kapur një sasi prej 30 kg kokainë në Torino, e cila nëse do të shitej do të kapte vlerën e 2 milionë eurove.

Mësohet se “pronari” i kësaj droge ishte një shqiptar, 27-vjeç i cili është vënë në pranga.

27-vjeçari u arrestuar në Corso Vercelli pasi ai kishte tentuar të ikte nga një patrullë policie. Pasi u ndalua nga policia, në makinë shqiptarit fillimisht i janë gjetur 20 mijë euro. Ndërkohë pas kontrollit në banesën e tij u gjetën 280 mijë euro të tjera cash.

Sipas autoriteteve kjo është kapja më e madhe e kokainës e kryer në Torino në 30 vitet e fundit. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!