Arben Bala është shqiptari i parë që ka fituar një çmim në Festivalin e Kanës. Ai u zgjodh njëri nga fituesit e çmimit për aktorin më të mirë dhe mes emocionesh të mëdha kur mori çmimin deklaroi se u ndje tejet i lumtur.
Në një lidhje me Skype nga Norvegjia për “ABC e Mëngjesit”, ai ka treguar shumë detaje, duke thënë se përgjatë 5 muajve të xhirimeve, ka ushtruar shumë si fizikisht po ashtu edhe psiqikisht. Përkundër faktit të situatës pandemike dhe kufizimet që vinin me këtë situatë, Bala ka bërë shumë vrapime e lexime të vazhdueshme deri në perfeksionimin e skenarit drejt xhirimeve finale.
Arbeni gjithashtu zbuloi se është marrë për 18 vite me kickbox dhe në jetën private nuk i mungon asgjë. Madje, shqiptari i ka surprizuar të gjithë kur ka treguar edhe shifrën e kripur që mbart buxheti i filmit.
“Unë jam marr me kickbox afër 18 vite. Jeta ime private është shumë e bukur. Nuk mungon asgjë.
Ne në Norvegji nuk flasim shumë në këtë pjesë, por në total ka qenë 13.8 milionë euro buxheti i këtij filmi. Mos harroni që Norvegjia është një nga shtetet më të shtrenjta në botë, kushtojnë shumë të gjitha”./abcnews.al