Shqiptari abuzon me të bijën për një vit rresht: Nëna ime dhe unë ishim të tijat pa kushte

schedule19:30 - 13 Janar, 2021

schedule 19:30 - 13 Janar, 2021

Një 14-vjeçare shqiptare në Treviso të Italisë ka akuzuar babanë e saj 46-vjeçar se ka abuzuar seksualisht me të për një vit me radhë.

Nëna e vajzës e zbuloi të vërtetën të shtunën e kaluar. Ajo ishte dhunuar vazhdimisht nga i shoqi. Një ditë, ajo  i tha vajzës së saj “Dua të vdes”. Aty e bija rrëfeu ngjarjen e rëndë duke i kërkuar të ëmës të mos e lërë vetëm me të atin.

Gruaja më pas vendos të hetojë dhe zbulon të vërtetën e tmerrshme. Babai “monstër” u largua nga banesa, ndërsa gjykata vendosi një ndihmë sociale për të shoqen dhe fëmijët e tyre.

E mitura tha se në fillim i ati e kishte ngacmuar duke e prekur me duar ndërsa më pas e kishte abuzuar atë seksualisht. Gjatë rrëfimit mes lotësh ajo ka treguar se i ati ishte xheloz për të. “Nëna ime dhe unë ishim të tijat pa kushte. Nuk fola më parë sepse ai më kërcënoi“, deklaroi ajo./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!