Shqiptarët në SHBA, Frederik Ndoci për ABC: Do votoj Donald Trump, Biden sjell regres

schedule19:59 - 3 Nëntor, 2020

schedule 19:59 - 3 Nëntor, 2020

Artisti i njohur Frederik Ndoci i cili prej vitesh jeton në SHBA ka shprehur hapur mbështetjen ndaj presidentit Donald Trump në zgjedhjet e sotme. Në një lidhje ABC Radar me Jonida Shehun, Ndoci tha se edhe në rast se Trump nuk do shpallej fitues jeta do të vazhdonte, por tha se triumfi i Biden do të sillte regres në SHBA.

“Kam grupin tim nga Shqipëria, kemi votuar për Donald Trump. Nuk do mërzitesha nëse do fitonte Biden. Sepse jam më i sigurt se treçereku i botës. Do bëhet një Amerikë e dytë Kina sipas të majtëve. Ndërsa këtu do shpërbëhet gjithçka. Mua nuk më vjen keq. Sepse ka vdekur Jezus Krishti dhe është ringjallur. Ka vdekur Nënë Tereza dhe nuk ka marrë fund bota. Trump kurrë nuk ka thënë se nuk i njohë rezultatet.

 Brenda 10 orësh do të marrim vesh rezultatin. Biden sjell vetëm regres që botës nuk i intereson më. Në vitet 90 pothuajse 80% e shqiptarëve që erdhën në Amerikë ishin fëmijët e atyre që ishin në diktaturë. Ndërsa ata që kanë mbetur atje janë në krye të qeverisë. Prandaj të gjithë janë të majtë”, u shpreh Ndoci. /mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!