“Shqiptarët s’kanë ku çojnë lekët“, eksperti: Gjatë pandemisë janë rritur kursimet me 600 mln euro

schedule10:35 - 6 Tetor, 2020

schedule 10:35 - 6 Tetor, 2020

Ditën e sotme në ‘ABC e Mëngjesit’ është diskutuar lidhur me ndërtimet në Shqipëri dhe çmimet e vendosura.

Ekspertët imobialiar Ogerta Bala dhe Armand Shkëmbi kanë deklaruar se pas tërmetit tragjik njerëzit po kërkojnë shtëpi edhe në fshatra jashtë Tiranës.

“Pas tërmetit kanë filluar po kërkojnë shtëpi edhe në fshatra jashtë Tiranës”, tha Bala.

Nga ana tjetër, Shkëmbi u shpreh se gjatë pandemisë janë rritur kursimet e shqiptarëve me 600 milionë euro dhe zakonisht shumica e shtëpive janë të padhëna me qira, bosh. Sipas ekspertit, kryesisht emigrantët e bëjnë këtë zgjedhje për të mos dëmtuar shtëpinë.

“Në vendet e zhvilluara ti ke projektin gati edhe e paraqet, ndërkohë në Shqipëri përdoren lekët e shqiptarëve të thjeshtë, ideale është se shteti duhet të kërkojë ku i ke të ardhurat, nga e ke burimin, ke kaq kohë. Në këtë mënyrë nuk krijohen edhe probleme.

Çdo ndërtues në Tiranë ka me mijëra shtëpi, hyrje të pashitura. I mban ekonomistja në letër stok.

Gjatë pandemisë janë rritur kursimet e shqiptarëve me 600 milionë euro. Shqiptarët nuk kanë ku çojnë lekët si ata që janë këtu dhe ata që janë jashtë. Sot ke rreth 30 mijë shtëpi pa dhënë me qera, se emigrantët nuk i japin se i prishen.

Të gjitha katet e para të pallateve janë bosh, sa ke poshtë në lagje. Pasi nuk janë taksat e larta dhe nuk i japin me qera.Të gjitha këto i zgjidh vëtem një gjë taksa e pronës”, tha Armand Shkëmbi. l.k/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!