Shqiptarët shkëlqejnë te Sparta, Laçi e Tuçi fitojnë edhe Kupën e Çekisë

schedule20:57 - 22 Maj, 2024

schedule 20:57 - 22 Maj, 2024

Festojnë sërish Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Vetëm pak ditë pas triumfit në kampionat, me skuadrën e Sparta Prague, që ia doli të fitojë edhe Kupën e Çekisë, pasi mposhti në finale skuadrën e Viktoria Plzen me rezultatin e ngushtë, 2 me 1.

Mbyllet kështu në mënyrë perfekte sezoni për gjigantët e kryeqytetit çek, që fituan gjithçka, duke konfirmuar se janë skuadra për t’u mposhtur, teksa një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm ka pasur padyshim edhe mesfushori kuqezi Qazim Laçi, me këtë të fundit që ka qenë titullar i padiskutueshëm dhe kështu ndodhi edhe në finalen e Kupës ku qëndroi në fushë deri në fund dhe bëri një punë të jashtëzakonshme për të ndihmuar skuadrën e tij.

Nga ana tjetër Tuci iu bashkua “gjigantëve” të futbollit çek vetëm në muajin janar dhe është aktivizuar në disa takime, por nuk ishte as në stol në finalen e Kupës, megjithatë kjo nuk e pengoi që të festojë suksesin bashkë me skuadrën.

Falë kësaj fitoreje të madhe, “fantazisti” i mesfushës, Qazim Laçi vjen kështu me moral të lartë në prag të nisjes së grumbullimit për Kampoionatin Evropian të futbollit me Kombëtaren e Shqipërisë, ku do të provojë të tjera suksese me fanellën kuqezi. /i.m /abcnews.al