Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Shqiptarët sfidojnë gravitetin/ Vëllezërit Balla drejt rekordit të ri Guinness

schedule14:23 - 4 Maj, 2026

schedule 14:23 - 4 Maj, 2026

Dy akrobatët shqiptarë, vëllezërit Balla, janë gati të shkruajnë historinë me një tjetër tentativë spektakolare për Librin e Rekordeve Guinness. Në një performancë që kërkon forcë, ekuilibër dhe besim absolut, njëri prej tyre do të qëndrojë për 30 sekonda me kokë poshtë, i mbajtur vetëm me një dorë nga i vëllai një sfidë ekstreme që mund të tejkalojë çdo kufi.

“Arnoldi do më mbajë, unë do jem ai që do kryej numrin”, shprehet njëri prej tyre, duke theksuar se përgjegjësia më e madhe bie mbi mbështetësin. Objektivi është i qartë: 30 sekonda, por ambicia nuk ndalet aty. “Mbase rezistojmë edhe më shumë”, thonë ata, duke lënë të hapur mundësinë e një rekordi edhe më të fortë.

Ky nuk është suksesi i tyre i parë. Rekordi i fundit botëror i vëllezërve Balla, 11 pompa radhazi mbi një tabelë ekuilibri me peshë – dëshmoi nivelin e tyre të jashtëzakonshëm. Një performancë ku çdo lëvizje kërkon sinkron perfekt dhe kontroll absolut të trupit.



Karriera e tyre tashmë ka kaluar kufijtë shqiptarë. Nga pjesëmarrja në “America’s Got Talent”, te performancat në evente ekskluzive si afterparty i Super Bowl, ata janë ngjitur në skenë përkrah yjeve botërorë. Madje, performanca e tyre pritet të transmetohet edhe në Netflix, në programin “Netflix is a Joke”.

“Jemi të ftuar për të performuar dhe për të shijuar atmosferën”, tregojnë ata, ndërsa vijojnë të ndërtojnë një emër ndërkombëtar me kontrata të rëndësishme në SHBA. Me sytë nga rekordi i radhës dhe ëndrrën për një shfaqje të tyren, vëllezërit Balla nuk ndalen. Ata nuk sfidojnë vetëm gravitetin – por edhe kufijtë e asaj që trupi njerëzor mund të arrijë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!