Lëvizjet ishin të shumta, edhe pse jo të gjitha skuadrat vepruan njësoj. Janari dhe fillimi I shkurtit ishin me ritëm frenetik transferimesh në Serinë A, veçse duket se diçka nuk ka ndryshuar.
Siç raporton e përditshmja kryesore sportive italiane, “La Gazeta delo Sport”, tre prej futbollistëve të kombëtares shqiptare do të vazhdojnë të jenë titullarë në skuadrat e tyre.
Këta janë kapiteni kuqezi, Berat Gjimshiti, mbrojtësi tjetër tepër I rëndësishëm, Ardian Ismajli, dhe mesfushori I ri, Medon Berisha. Gjimshiti, edhe pse ulet ndonjëerë në stol, sërish cilësohet si pjesë integrale e treshes difensive të Atalantës, në krah të kolegëve Hien e Kolashinac.
Momentet e vetme të vështira të 31-vjeçarit ishin menjëherë pas dëmtimeve. Gjithashtu i paprekshëm Ardian Ismajli. Qendërmbrojtësi tjetër I kombëtares as nuk bëhet fjalë të mbetet në stol, dhe ai ka qenë shpesh herë kapiten I ekipit.
Meritë e madhe, pasi edhe Empoli luan me vetëm 3 mbrojtës. Arritje tepër e rëndësishme është ajo e Medon Berishës. Mesfushori 21-vjeçar e ka bindur plotësisht trajnerin e njohur, Marko Xhampaolo, që ta ketë që nga minuta e parë në formacionin e Leçes.
Për shkak të Berishës është ulur në stol një shtyllë e kombëtares, si mesfushori tjetër Ylber Ramadani, I cili për mjaft kohë ka qenë I paprekshëm tek puljezët. Gjithashtu, nga stoli do të vazhdojnë t’i nisin ndeshjet edhe dy lojtarë të tjerë të rëndësishëm të Shqipërisë.
Kristian Asllani mbetet ende zgjedhje e dytë e trajnerit Simone Inzagi, pas Hakan Çalhanoglusë, edhe pse turku luajti dobët në derbin ndaj Milanit, dhe në katastrofën në fushën e Fiorentinës.
Elseid Hysaj është kthyer vetëm tani vonë në skuadër tek Lacio, dhe ka luajtur pak, edhe pse dy ka qenë titullar. Për momentin, ish-kapiteni kuqezi është I dëmtuar./abcnews.al