Plot tre shqiptarë janë në formacionin e javës në kampionatin zviceran të futbollit, për javën e 18-të. I pari është mesfushori 22 vjeçar, Idriz Voca. Futbollisti i Luzern bëri një ndeshje të shkëlqyer në fundjavë përballë Basel, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore 2-1.
Edhe mesfushori me origjinë shqiptare i Sion, Pajtim Kasami, vazhdon të tregojë formë të mirë dhe të jetë në formacionet e javës. Kasami shënoi sërish në kampionatin zviceran. Ndërsa ish-sulmuesi i Shpresave kuqezi, Taulant Seferi, është rreshtuar në majë të sulmit.
View this post on Instagram
?? Das Top-Team der 18. Runde der Raiffeisen Super League. Einverstanden? ?
22-vjeçari arriti të gjejë golin e parë në kampionatin zviceran me fanellën e Xamax, duke i dhënë një pikë ekipi të tij në atë barazim 1-1 kundër Sionit./abcnews.al