Deputetja e në Maqedoninë e Veriut Ilire Dauti, në një intervistë në emisionin “Balkan Update”, në ABC News foli për situatën politike në RMV duke u ndalur edhe tek shqetësimet e fundit lidhur me debatet dhe tensionet që kanë përfshirë vendin.
Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se shqiptarët kanë qenë nën presion nga kryeministri i vendit Hristijan Mickoski.
“Politika e kohëve të fundit është shqetësuese pasi preken tema, të natyrës tensionuese. Ligji për branitellat përfshin mbrojtje financiare për ish ushtarët e armatës së RMV dhe për ne kjo qasje do të jetë e papranueshme nga cilado palë që do të propozohet sa kohë që nuk përshin dy palët ndërluftuese”, tha ajo.
Gjithashtu ajo u ndal edhe tek situata në rajon duke thënë se Putini ka miqtë e tij në Maqedoninë e Veriut, ndërsa nënvizoi se RMV duhet të tregojë se është e vendosur drejt rrugës së Bashkimit Europian.
Sa i përket deklaratave kërcënuese të presidentit rus Vladimir Putin, Dauti tha se janë tejet shqetësuese për Ballkanin Perëndimor.
/abcnews.al/