Shqiptarët në hasmëri me librat? Debat në “Bardh a Zi”, Tanini: Mësuesit, injorantët dhe analfabetët më të mëdhenj në vend

schedule22:55 - 16 Nëntor, 2022

schedule 22:55 - 16 Nëntor, 2022

Sa e duan shqiptarët leximin e librave dhe cilat janë shkaqet që kanë çuar në largimin e shqiptarëve nga librat? Kjo ishte tema e debatit në emisionin “Bardh a Zi” në ekranin e Abc nën moderimin e Ornela Gaçes dhe Erion Kristos.

Të ftuar në panelin e debatit ishin pedagogia Lili Sula, gazetari dhe shkrimtari Eljan Tanini dhe përkthyesja e librave, Aida Baro.

Në studio u diskutua ndër të tjera rreth një sondazhi të kryer nga Euronews, sipas të cilit 80% e shqiptarëve nuk lexojnë. Eljan Tanini u shpreh dyshues në lidhje me studimin duke thënë se studimi nuk mund të përfaqësojë shqiptarët, pasi sipas këtij një gjë e tillë nuk qendron dhe se shqiptarët janë njerëz që lexojnë.

Sipas Taninit një ndër shkaqet që ka larguar shqiptarët nga leximi janë mësuesit dhe shkolla.

Gazetari i cilësoi mësuesit si analfabetët më të mëdhenj të Shqipërisë dhe injorantë.

“Sondazhi është tejet i gabuar. Duhet parë ku është bërë sondazhi, sepse ka rëndësi vendi që janë anketuar të intervistuarit. Pyetja është sa të rinj shkojnë në Bibliotekën Kombëtare? Botuesit gjatë pandemisë kanë bërë namin me shitjen e librave. Një fëmijë që rri në google nuk quhet sikur lexon? Ne nuk mund të krahasohemi me nordikët. Ne mund të krahasohemi me Malin e Zi.
Mësuesit janë idiotët më të mëdhenj të këtij vendi, analfabetët më të mëdhenj të këtij vendi. Jo të gjithë. Mësuesit e Shqipërisë, injorantët më të mëdhenj të këtij vendi.
Kaloj çdo ditë te rrugica Islam Alla që ka pjesën e paske shkolla “Konferenca e Pezës”. Aty ka ca gra idiote që vetëm bërtasin në orarin e mësimit. Më vjen të marr një snajper ndonjë ditë e ti gjuaj jo atyre dhe bukuroshëve, por atyre debilave që bërtasin. Të gjitha mësueset bërtasin”, tha gazetari.

Edhe pedagogia Lili Sula, thotë se nuk beson te sondazhet që nxjerrin shqiptarët injorantë.

“Nuk besoj te sondazhet që nxjerrin shqiptarët injorantë. Nuk është shumë dramatike, sepse kur themi 80% e popullsisë duket një shifër alarmante. Por po ta marrim të mirëqenë është një gjë që ndodh në të gjithë botën. Është globale. Edhe në Europë shifrat e të lexuarit kanë rënë. Megjithëse qeveritë dhe shtëpitë botuese bëjnë iniciativa për të motivuar leximini.
Çdo person edhe ai që e ka pasion librin do të mendojë pesë herë para se ta blejë librin, për shkak të krizës ekonomike. Mendoj se libri duhet mbështetur nga institucionet. Shkaqet që nuk lexojmë janë netflixi, celulari, rrjetet sociale”, tha pedagogia.

Ndërkohë përkthyesja e librave, Aida Baro është shprehur se nuk beson se çmimet e larta pengojnë shqiptarët të blejnë libra, por munges e dëshirës po.

“Nuk besoj  se është çmimi i shtrenjtë I librit kur pjesa më e madhe e popullsisë dalin për ditë për kafe. Në panairin e librit vjet, njerëzit të paktën një libër e kanë blerë.
Rënia e kulturës në përgjithësi është pasojë e viteve ‘90 ku u shkatërrua gjithçka. Në vitet ’90 u shkatërrua gjithçka. Ata që sot janë 30 vjeç nuk kanë parë kinema me sy, nuk kanë parë një film”, tha përkthyesja./Abcnews.al./

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!