“Shqiptarët janë fanatikë të futbollit, nuk kam nevojë për përkthyes”, rrëfehet Sylvinho: Shqipërinë e pash si një mundësi të mirë

schedule10:30 - 16 Qershor, 2023

schedule 10:30 - 16 Qershor, 2023

Shqipëria zë vetëm vendin e 68-të në ren ditjen e FIFA-s, por vë bast për Silvinjon dhe stafin e tij teknik “multikulturor”, siç thotë ai vetë në një intervistë për “Ge.globe”, për të fituar një vend në “Euro 2024”, e cila do të ishte pjesëmarrja e dytë pas 2016-ës. Pranë tij ndodhet Doriva, i cili ishte asistent edhe te Korinthias dhe argjentinasi Pablo Zabaleta, i cili po fillon karrierën si asistent.

“Jemi të rinj dhe po kërkojmë hapësirat tona. Për 10, 12, 13 vite kam marrë pjesë në komisione teknike dhe nuk e kam parë veten që të drejtoja një kombëtare, megjithëse mora shumë përvojë në kombëtaren braziliane… dhe kjo më ndihmoi në zgjedhjen time. Brazili më ndihmoi të kuptoja se çfarë ishte kjo punë. Nuk jam ulur këtu ku jam dhe të them “Po tani çfarë”.

Në fund të fundit, ne nuk mund të projektojmë gjithçka dhe e pashë si një mundësi shumë të mirë. Më pas, duke bashkuar atë që po ndodh, atë që tashmë po ndryshon pak në këtë rrugë… Në ekipet kombëtare punojnë edhe disa trajnerë më të rinj. Unë po shoh një trend të trajnerëve të rinj që marrin federatat, ekipet kombëtare dhe zhvillojnë punën e tyre. E kam mirëpritur gjithmonë zgjedhjen tonë këtu në Shqipëri”, shtoi ai.

Mes kaq shumë përgjegjësish, Silvinjo la gruan dhe djalin e tij në Porto të Portugalisë, ku jetoi pasi u largua nga Korinthiansi dhe shkoi të jetonte në një hotel në Tiranë, i pozicinuar afër FSHF-së dhe “Air Albania”-s, një stadium i inaguruar në vitin 2019 dhe pret ndeshjet e Kombëtares.

SHQIPJA DHE GJUHA E TOPIT

“Kur thashë që ia kaloj, nuk ishte në shqip, ishte në italisht (qesh). Gjuha nuk funksionon, është vërtet e vështirë, por rrezikoj me disa fjalë, mirëmëngjes, mirëdita, natën e mirë… Janë fjalë të izoluara, është shumë e vështirë. Kështu që ia dal me gjuhët e tjera”, u shpreh ai.

Sidoqoftë, gjuha më e përdorur është ajo e topit. Së fundmi u bë virale një video e Silvinjos duke luajtur me futbollistët e tij dhe ndërhyrja ndaj Abrashit, duke treguar intensitetin, por edhe pjekurinë e një trajneri që ndihet i sigurt me hapat e tij, pa i kaluar kufijtë.

“Meqenëse e njoh veten si trajner, kam marrë shumë komplimente nga trajnerë të mirë e të sigurt. Gjithmonë jam kujdesur të di nëse mund të futem apo jo në një rreth stërvitor dhe pasi kam biseduar me këta top trajnerë më kanë thënë: “Ke të gjithë kapacitetin, gjendjen, arsimin, nuk do ta teprosh. Dhe ky jam unë, nuk do të kufizoj kurrë potencialin dhe pikat e forta që më duhet të kem me futbollistët”, shpjegon Silvinjo./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!