Shqiptarët garojnë në dy lista në Serbi/ Shqiprim Arifi: Ne na ka përçarë Albin Kurti

schedule11:44 - 17 Dhjetor, 2023

schedule 11:44 - 17 Dhjetor, 2023

Shqiptarët votojnë të përçarë në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, me dy lista zgjedhore që kryesohen nga Shqiprim Arifi dhe Shaip Kamberi. Përçarja e nxitur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili ka përkrahur hapur dhe publiksht vetëm njerin grupim, atë të Shqiprim Arifit, ka thelluar ndasite në Luginë.

Shqiptaret e Luginës e shprehin qartë pakënqësinë për këtë përçarje, e cila reflektohet në pjesëmarrjen shumë të ulët në zgjedhje.

“Votimi ka filluar që në orën 07:00, me përjashtim të një vendvotimi. Votimet janë sikur herët e tjera, qytetarët nuk kanë pasur interes për zgjedhjet parlamentare. Kemi të njëjtën situatë dhe atmosferë. Duke pasur parasysh ikjen e qytetarëve nga Presheva drejt vendeve perëndimore, këtu është rrudhur numri i qytetarëve. Po të kishim një listë, besoj se do të kishim më shumë votues”, nënvizoi Avni Aliti, Sekretar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Preshevën.

OSBE vëzhgon zgjedhjet dhe pakicat kombëtare në Serbi shihen në mënyrë të veçantë.

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi është shumë i pakënaqur me daljen e votuesve duke theksuar se ky është rezultati i përçarjes së nxitur nga Kurti.

“Përçarja ka dy vite në Preshevë, kjo me mbështetjen e Albin Kurtit, na e ka sjellë Kurti. Në vitin 2020 e kemi pasur listën e unifikuar, në dy vitet e fundit kemi qenë të përçarë”, theksoi ai.

Në Bujanoc, analisti Agon Islami konfirmon radhët ne kufi, ku shqiptarë nga Lugina, të zhvendosur në Kosovë, vijnë për të votuar. Ata janë mbeshtetës të Shaip Kamberit.

Shaip Kamberi konfirmon përkrahjen e Prishtinës zyrtare dhe kryeministrit Kurti për të dhe grupimin e tij. Po kështu, ardhjen e shqiptarëve nga Kosova për të votuar për të./abcnews.al   

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!