“Shqiptarët bëhen primitivë për zgjedhje”, Bes Kallaku: Mësojuni fëmijëve që 2+2 bëjnë 4

schedule20:59 - 18 Prill, 2021

schedule 20:59 - 18 Prill, 2021

Ka nisur puntata e radhës e spektaklit “Kosherja” në ABC. Ndërsa na ndajnë vetëm pak ditë nga zgjedhjet e së dielës, Bes Kallaku u ndal tek një fenomen shqetësues në vendin tonë, shitblerjen e votës. Moderatori dhe aktori vuri theksin tek fakti sesa pak vlerë ka vota për popullin shqiptar ndërsa bëri thirrje për t’i dhënë fund këtij fenomeni duke kontribuuar në një shoqëri më të arsimuar.

“Në fakt e vërteta e sotme është kjo që shqiptarët sa herë që ka zgjedhje kthehen në primitivë, në shkëmbim mallrash në natyrë sepse jemi i vetmi vend që një votë e shesim për një thes miell. Kjo quhet shkëmbim mallrash në natyrë sepse ti pasi merr thesin 30 ditë nuk ankohesh fare. Derisa tek ai the të ketë ngelur vetëm buka e fundit. Dhe pasi ke ngrënë atë të fundit ankohesh duke thënë se nuk rrihet më në këtë vend, nuk bëhet më ky vend, çfarë ndodh këtu.

Kjo nis nga ty që votën tënde e shet për një thes miell dhe pastaj për 4 vjet përveçse nuk ke bukë, mban në kurriz dhe blerësin e votës. Një mësuese e kualifikuar që nuk ka pranuar ta shesë votën për një thes miell mund t’i zihet vendi nga një militante partie. Çfarë pune prish këtu sepse kështu ndodh gjithmonë në Shqipëri? Kjo mësuesja që është militante pasi e ka blerë dhe diplomën, edukon fëmijën tënd dhe i gjithë edukimi është në duart e asaj mësuesje.

Mësojini fëmijëve tuaj të vërtetën dy plus dy bëjnë katër dhe jo 5 sepse një top, playstation, 2+2 mund të bëjnë dhe pesë. At Zef Pllumbi thoshte ne jemi e keqja e vendit, e që të bëhet ky popull duhet me i ndërruar trurin dhe truri ndërrohet vetëm me arsim. Vetëm një brez i arsimuar mund të ndërrojë trurin e shqiptarëve.“, është shprehur Kallaku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!