Kryetari i Demokracisë së Re Serbe, Andrija Mandiç është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Malit të Zi. Në votimin e fshehtë, 49 deputetë votuan për zgjedhjen e Mandiç.
Për konfirmimin e tij në krye të parlamentit votiuan deputetet e koalicionit Për Ardhmërinë e Malit të Zi, ku pjesë janë edhe dy parti shqiptare.
Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve në opozitë u larguan nga salla para votimit.
Në politikën rajonale, Mandiç ka marrëdhënie jashtëzakonisht të ngushta me presidentin serb, Aleksandar Vuçic, dhe me presidentin e Republikës Sërpska në Bosnje e Hercegovinë, Millorad Dodik.
Ai e mohon edhe gjenocidin në Srebrenicë, ku forcat serbe të Bosnjës kanë vrarë mbi 8.000 burra dhe djem myslimanë gjatë luftës së viteve ’90./abcnews.al

