Shqiptare?! Ngacmimet e italianëve ndaj Mesila Dodës. Me kë shkruhet ende nga PD-ja?

schedule18:34 - 28 Janar, 2021

schedule 18:34 - 28 Janar, 2021

Mesila Doda në programin “Abc e Pasdites” me moderatorin Ermal Peçi tregoi se si e kishte jetuar momentin e levizjes studentore të ’91 dhe jetesën e saj në Itali. Ajo tha se ishte me fat që u gjend tek greva e urisë studentore, duke kontribuar aq sa mund të kontribuonte një 20 vjeçare.  Ermali e pyet për momentin kur ajo largohet për studime në Itali, se si ishte momenti kur u përballë me një realitet tjetër, nëse kishte pasur ndonjë moment funny.

 “Moment funny, ishte kur kam futur biletën dhe ma mori ajo (makineta). U tremba se m’u duk sikur ma mori. Ka nga këto se është normale ishim në një realitet që nuk e njihnim”.

Një tjetër moment gazmor që ajo kujton me nostalgji është me shoqen e saj të fëmijërisë Ilenia Mëhilli, të cilat u përballën gjatë qëndrimit në Itali.

“Një nga gjërat e bukura që na ka ndodh ishte me Ilenia Mëhilli . Ajo është shoqe e imja e fëmijërisë, ku italianët nga cilësimi shumë të mira, dhe kur na pyesnin “ca jeni?, shqiptare shkonte komenti në “Ah carina”. Fillonte Ilenia dhe i tallte, duke thënë që tani që morën vesh që jemi shqiptare zbritën në shkallë këta”. 

Ajo tregoi se u kthye me synimin për t’u marrë me politikë dhe për të ndryshuar diçka në Shqipëri.  Ndër të tjera ajo tregoi se vazhdon komunikimin me Bashën, Berishën, ndërkohë që mikeshë e saj mbetet Albana Vokshi. /abcnews.al

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!