“Shqiponjat e Kaltëra”, të Lazio janë përfshirë nga ndryshimet e shumta në ditët e fundit, teksa, pas ndryshimit të trajnerit me skuadrën që kaloi nga Sarri në urdhrat e Igor Tudor, drejtuesit po mendojnë edhe ndryshimin e logos aktuale.
E gjitha vjen pasi më datë 9 janar të vitit 2025, Lazio do të festojë datëlindjen e 125-të me klubin që është themeluar në vitin 1900. Ende nuk bëhen të ditura detajet e stemës së re të “Bardhekaltërve”, por lajmërimi është pritur pozitivisht nga tifozët që presin një risi nga drejtuesit e klubit.
Sakaq, një tjetër event për kryeqyteasit italian do të mbahet më datë 12 maj për të kujtuar titullin e parë të fituar në sezonin e largët 1973-1974 me skuadrën që në atë kohë drejtohej nga Tommaso Maestrelli. /i.m /abcnews.al