Shqipja, “nëna” e greqishtes së vjetër? Tezat e deshifrimet pellazge të Albert Nikollës

schedule09:43 - 2 Nëntor, 2023

schedule 09:43 - 2 Nëntor, 2023

Shkrimtari Albert Nikolla i ftuar në “ABC e Mëngjesit”, në ABC foli për zanafillën e gjuhës shqipe. Nikolla tregoi se ka deshifruar piktogramën e një guri të gjendur në Balldren të Lezhës.

“Është arritur në konkluzionin që gjuha shqipe nuk ka ndërprerje që nga fillimi. Kjo është një tezë indoeuropiane. Pavarësisht se Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe institucionet shqiptare janë treguar të kujdesshme, nuk kanë avancuar, në botë shkenca është shkencë dhe nëse diçka është e vërtetë e thonë në mënyrë të hapur, dhe nuk bërtasin si në Shqipëri. Ne kemi ruajtur disa forma të vjetra të indoeuropianishtes”, u shpreh ai.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste ai u shpreh shkenca nuk jep deshifrim të saktë të fjalëve.

“Shoqëria njerëzore është e bukur sepse ka diversitet. Merita e kombit shqiptar është që ka ruajtur këtë gjuhë. Ka një listë fjalësh të shqipes primitive gege që gjenden në veprën e Homerit. Ndërsa sa i përket gjuhës greke nëse i heq shtesat inflacioniste, dalin të gjitha fjalë të gjuhës shqipe. Kam bërë rreth 100 deshifrime, dhe se gjithashtu ka deshifruar piktogramën e një guri të gjendur në Balldren të Lezhës. Nëse flasim për gjuhën shqipe si gjuhë shumë e vjetër, ne marrim gjuhën e fiseve. Gjuha ne na ka unifikuar”, tha ai,.

Më tej ai shtoi: Se gjuha shqipe është nëna e greqishtes së vjetër dhe se grekët po shfrytëzojnë faktin që janë brenda komitetit europian e na bëjnë presion./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!