Shqipja i tregon vetëm Ermalit foton shokuese! Kur merr fund përplasja me Tean & Andin? A është ajo lezbike?

schedule18:23 - 29 Janar, 2021

schedule 18:23 - 29 Janar, 2021

Shqipe Hysenaj i tha të gjitha të vërtetat në “Abc e Pasdites” këtë të premte.  Ajo i është përgjigjur të gjitha pyetjeve te publikut, por edhe të Ermalit gjatë gjithë intervistës. Shqipja i hodhi poshtë të gjitha akuzat për homophobe apo lezbike, duke nënvizuar që nuk është aspak e vërtetë. Madje tregoi se ka pasur shok biseksual dhe se nëse do të ishte lezbike do ta thoshte me zë të lartë.

Një “luftë” e ashpër është mes saj dhe çiftit tjetër Tea dhe Andi, për të cilin Shqipja nënvizon dhe hera herës ka thënë me zë të lartë që nuk janë të vërtetë dhe bëjnë një jetë të dyfishtë.  Ajo live në program i tregon Ermalit një foto, ku i kërkon që të mos e komentoj pasi nuk do që ta bëj publike.

“Të të tregoj diçka dhe kjo është për herë të parë. Kur them bombë, nuk është se unë po tallem. Unë nuk po bëj shaka”, tha ajo.

Ndërkohë që Ermali nga ana tjetër komentoi: “Unë jam i shokuar tani”. Ndër të tjera shtoi se shpreson shumë që të jetë hera e fundit televizive që komenton çiftin Tea-Andi. Nga ana e tij Ermali e pyet se përse nuk kanë bërë një ballafaqim deri më tani.

“E kam kërkuar live në sy të të gjithëve dhe nuk e kanë bërë”. Në mbyllje të bisedës Ermali i kërkon që japi një puthje lamtumire, por Shqipja refuzon duke thënë se “nuk jam nga ato unë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!