Shqipja e tregon për herë të parë historinë tronditëse! Dhuratat e dasmës për çiftin e përfolur: S’jam vulgare!

schedule18:26 - 29 Janar, 2021

schedule 18:26 - 29 Janar, 2021

Publiku i “Abc e Pasdites” me moderator Ermal Peçi ka pasur një reagim të menjëhershëm kur mësuan që sot në program ishte Shqipe Hysenaj, duke sjellë pyetje pafund përmes social media. Një pjesë të pyetjeve ajo iu përgjigj drejtpërdrejtë gjatë emisionit.

Një nga pyetjet ishte nëse mund ta thoshte atë historinë e dhimbshme për të cilën nuk kishte folur asnjëherë. Në këtë moment, ajo u emocionua pasi u kthye ne fëmijërinë e saj. Shqipja tregoi për herë të parë në “Abc e Pasdites” se kur ishte fëmijë ishte lënduar tej mase.

“Kur kam qenë e vogël shoqëria nuk më donte për atë që isha. Kam qenë shumë fëmijë i urtë, shumë i butë. Fëmijët më largonin, ndërkohë që zyshat më donin për interesa. Unë isha një fëmijë i pasur, por isha edhe e varfër nga kjo anë. Unë nuk flisja me prindërit që ti thoja dhe e vuaja shumë.  Qaja”.

“Shqipe a i bleve produktet që të sugjeroj Tea dhe Andi apo ti bën dhuratë për dasmën? Nuk pagove gjë?”, ishte një nga pyetjet e publikut që i referohej lodrave të seksit. Shqipja tha se nuk ishte aspak personi që merrej me të tilla vulgaritete.

“Unë nuk merrem me gjëra të pista dhe këto vulgaritet. Vulgaritetet ia lë njerëzve vulgar”, ishte përgjigja e saj. Një tjetër çështje që mori vëmendje dhe fansat e saj i kishin bërë pyetje është virgjëria, se në cilën moshë e kishte humbur atë.

Kësaj pyetje ajo u përgjigj: “Kush tha që e kam humbur!” Ermali e ngacmon “nëse ishte apo jo e virgjër” pasi nuk dha një përgjigje, ajo tha se dëshiron që ta lërë në pikpyetje. Mos ndoshta edhe partnerin e do të virgjër? Ishte pyetja ngacmuese e radhës e Ermalit, por ajo e shmangu duke i thënë që “sa i keq je”. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!